Ndërlidhjet

Tiranë: Situatë e tensionuar para KQZ-së


Disa qindra mbështetës të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë mbledhur para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, derisa brenda këtij Komisioni, përfaqësuesit e tij vazhdojnë të shqyrtojnë votat që fillimisht janë cilësuar si të kontestueshme.

Fjala është për fletët e votimit, të cilat janë hedhur në kutitë e gabueshme, për të cilat socialistët pohojnë se janë të pavlefshme, kurse vetë KQZ-ja dhe Partia Demokratike i cilësojnë si të vlefshme.

Ndërtesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është e rrethuar me forca të shumta të rendit dhe po përballet me përpjekjet e turmës për të çarë rrethin e policisë.
XS
SM
MD
LG