Ndërlidhjet

Hungari: Gjykohet nazisti që dyshohet për vrasjet në Novi Sad


Gjykimi i nazistit hungarez, 97 vjeçar, për krime lufte ka vazhduar sot në Budapest pasi mjekët kanë vlerësuar se i akuzuari gëzon mjaft shëndet që të jetë i pranishëm në seancë.

Sandor Kepiro, po gjykohet për dyshimet se ka qenë i përfshirë në vdekjen e 36 personave në qytetin verior serb, Novi Sad, gjatë një bastisjeje nga forcat okupuese pro naziste, në janar të vitit 1942. Gjatë këtyre bastisjeve, vlerësohet se janë vrarë mijëra persona.

I dyshuari i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Kepiro ishte kthyer në Budapest në vitin 1996, pasi kishte jetuar me dekada në Argjentinë.

Procesi ishte suspenduar përkohësisht javën e kaluar rreth pretendimeve se ai është i shurdhët dhe se mentalisht nuk është në gjendje të përcjelljes së procesit gjyqësor.
XS
SM
MD
LG