Ndërlidhjet

Vujanoviq e mbështetë nismën kundër korrupsionit


Presidenti malazez, Filip Vujanoviq, e ka mbështetur nismën që parlamenti të krijojë një grup të veçantë pune, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, që të ketë një mënyrë sistematike, për të vëzhguar punën e Qeverisë në këtë fushë.

Siç njoftoi Rrjeti për afirmimin e sektorit të OJQ-ve, Vujanoviq, dha mbështetjen e tij për këtë gjë, pas takimit me Presidentin e Organizatave Globale Parlamentare Kundër Korrupsionit, Nasser Al-Sana.
XS
SM
MD
LG