Ndërlidhjet

Numri i viktimave në Irak arrin në 20 veta


Është rritur në 20 numri i viktimave nga shpërthimi i tre bombave në qytetin verior të Irakut, Kirkuk.

80 persona të tjerë raportohet se janë lënduar.

Policia njofton se bomba e parë shpërtheu në një vend parkimi jashtë stacionit policor.

Pak minuta më vonë, derisa oficerët e policisë dilnin me nxitim jashtë objektit, shpërthen një veturë bombë e parkuar afër.

Disa orë më vonë, një bombë e tretë shpërtheu jo shumë larg vendit ku shpërthyen dy bombat e para. Së bashku, të tre këto sulme, përbëjnë goditjet më të rënda në Kirkuk, gjatë dy muajve të fundit.

Kirkuku është 290 kilometra në veri të Bagdadit. Për vite të tëra, Kirkuku, ka pasur probleme të mëdha etnike në mes të kurdëve, arabëve dhe turkmenëve, komunitete këto që pretendojnë se qyteti i pasur me naftë iu përket atyre.
XS
SM
MD
LG