Ndërlidhjet

Japonia kthehet në recesion


Ekonomia e tretë më e fuqishme në botë, është rikthyer në recesion, pas termetit dhe cunamit të 11 marsit si dhe krizës bërthamore që pasoj.

Të dhënat e qeverisë japoneze kanë treguar sot se bruto produkti vendor ka pësuar rënie me 0.9 përqind gjatë tre mujorit, janar – mars.

Banka e Japonisë kishte njoftuar se pret që ekonomia të vazhdojë rritjen në pjesën e dytë të këtij viti, mirëpo të dhënat e fundit tregojnë për një zhvillim krejt tjetër.
XS
SM
MD
LG