Ndërlidhjet

I dërguari amerikan takon krerët pakistanezë


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, Mark Grosman, ka zhvilluar bisedime me udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Pakistanit, për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të rritur bashkëpunimin.

Grosman ka takuar presidentin Asif Ali Zardari, shefin e stafit ushtarak, gjeneralin Ashfak Parvez Kajani, dhe kreun e shërbimit të inteligjencës, gjenerallejtënant Ahmad Shuja Pasha.

Deklarata e Qeverisë pakistaneze tha se takimi ishte në vazhdën e vizitës së senatorit amerikan, Xhon Keri, tri ditë më parë – kur të dyja palët ranë dakord “për rikthimin e marrëdhënieve në normalitet, në bazë të besimit dhe interesit të ndërsjellë”.

Marrëdhëniet SHBA-Pakistan ishin tensionuar pas vrasjes së Osama bin Ladenit nga komandot amerikane në qytetin pakistanez, Abotabad.
XS
SM
MD
LG