Ndërlidhjet

Berisha: Fletët e kontestuara janë të vlefshme


Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, e ka vlerësuar procesin zgjedhor të 8 majit si më dinjitozin në historinë e Shqipërisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Berisha tha se votat e gabuara kanë ardhur si pasojë e problemeve, që, sipas tij, kanë të moshuarit me ngjyrat.

Përplasjet për Tiranën kanë lindur pas "deklaratave absurde" të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që shpalli fitoren e tij pa u publikuar rezultati, transmetojnë mediat në Tiranë kryeministrin Berisha.

Lideri i mazhorancës shqiptare tha se votat e kontestuara janë plotësisht të rregullta, pasi nuk kanë asnjë element që t’i nxjerrë të pavlefshme dhe për rrjedhojë duhen numëruar të gjitha.
XS
SM
MD
LG