Ndërlidhjet

Tiranë: Edhe 12 kuti pa u numëruar, Basha prin


Komisioni qendror i zgjedhjeve mblidhet në orën 9 për të vijuar punën me numërimin e fletëve të kontestura, të cilat do të përfshihen në përllogaritjen e tabelës përfundimtare të rezultateve për bashkinë e Tiranës.

Deri dje në mbrëmje, KQZ ka numëruar 53 kuti nga 65 gjithsej, duke lënë për rifillimin e procesit të numërimit të 12 kutive te tjera, ku ndodhen fletë votimi të kontestuara.

Nga numërimi rezultuan 80 vota në favor te kandidatit të mazhorancës Lulzim Basha kundrejt 31 votave në favor të kandidatit socialist për bashkinë e kryeqytetit Edi Rama.

Gara për bashkinë e Tiranes, prej ditësh po reflekton tension, që lidhet me rezultatin përfundimtar të saj.

Opozita e ka shoqëruar me protesta gjithë veprimtarinë e KQZ, jo vetëm jashtë dyerve të këtij institucioni, i cili prej ditësh është nën mbrojtjen e forcave të shumta policore, por dhe në disa qytete të vendit.
XS
SM
MD
LG