Ndërlidhjet

SHBA shpall organizatë terroriste Armatën e Islamit


Sekretarja amerikane e shtetit ka përcaktuar Armatën e Islamit, si organizatë terroriste sipas nenit 219 të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë.

Në njoftimin për media, thuhet se Armata e Islamit është një organizatë terroriste me seli në Rripin e Gazës, përgjegjëse për një numër aktesh terroriste kundër qeverive të Izraelit dhe Egjiptit, si dhe kundër qytetarëve amerikanë, britanikë dhe qytetarëve të Zelandës së Re.

Grupi udhëhiqet nga Mumtaz Dughmush dhe vepron kryesisht në Rripin e Gazës dhe në territoret palestineze.

Armata e Islamit ka punuar më herët me Hamasin dhe është përpjekur që të afrohet me Al Kaidën.
XS
SM
MD
LG