NATO tha se aeroplanët e saj kanë shkatërruar tetë luftanije që i përkisnin forcave të liderit të Libisë Muamer Gadafit.
Aleanca tha se anijet u fundosën në sulme të koordinuara në portet e Tipolit, Al Kumit dhe Sirtes.
Nuk ka pasur ndonjë reagim nga qeveria e Gadafit.
Televizioni libian po ashtu njoftoi për sulmet e NATO-s në Tripoli, në vendlindjen e Gadafit-Sirte dhe në qytetin lindor të Zlitanit.
Në fjalimin e tij për Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Barak Obama tha se “koha po punon kundër Gadafit” dhe se ai në mënyrë të paevitueshme do të lë pushtetin.
Komentet e Obamës i bëjnë jehonë atyre të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i cili tha se presioni ushtarak dhe politik po e dobëson Gadafin dhe eventualisht edhe do ta rrëzojë atë.