Ndërlidhjet

Spanja ndalon protestat e të rinjve


Autoritetet në Spanjë kanë ndaluar protestat kundër papunësisë, që po i organizojnë të rinjtë përgjatë gjithë shtetit para zgjedhjeve rajonale dhe komunale që mbahen të dielën.

Por, shumë protestues kanë thënë se do të sfidojnë ndalesën.

Protestuesit e rinj, të zemëruar për shkak të mungesës së vendeve të punës dhe masave të ashpra për shkak të recesionit, po demonstrojnë qe 5 ditë në sheshet qendrore të qyteteve në tërë Spanjën, duke ngritur edhe tenda për të kaluar natën.

Protestat e organizuara përmes rrjeteve sociale janë ndër më të mëdhatë në Spanjë, që nga recesioni i vitit 2008.

Spanja ka shkallën më të lartë të papunësisë në Bashkimin Evropian, mbi 21 për qind; ndërsa në popullatën prej 18-25 vjet, papunësia arrin në 45 për qind.
XS
SM
MD
LG