Ndërlidhjet

Shtyhet rigjykimi për rastin e vëllezërve Bytyçi


Rigjykimi i dy policëve serbë, të akuzuar për vrasjen e tre vëllezerve Bytyçi në vitin 1999 është shtyrë deri më 6 korrik.

Të dy policët qenë liruar si të pafajshëm nga një gjykatë serbe për krime lufte në vitin 2009 për rolin e tyre në vrasjen e nënshtetasve amerikanë me origjinë nga Kosova, në korrik të 1999-ës.

Prokurorët kanë apeluar vendimin dhe Gjykata Supreme ka urdhëruar rigjykimin.

Megjithatë, siç njoftojnë mediat serbe, sot kur është dashur të rinisë gjykimi, gjykatësit e kanë shtyrë rastin, për shkak se nuk janë paraqitur avokatët.

Policët Sreten Popoviq dhe Milosh Stojanoviq akuzohen se kanë marrë vëllezërit -- Yili, Mehmet dhe Agron Bytyqi – nga burgu në Prokuplje dhe ua kanë dorëzuar policëve tjerë, të cilët më pastaj i kanë vrarë. Identiteti i vrasësve asnjëherë nuk ka dalë në sipërfaqe.

Të tre vëllëzërit thuhet se po vizitonin nënën e tyre, në kohën kur janë arrestuar nga policia serbe në Merdare.
XS
SM
MD
LG