Ndërlidhjet

Saleh do zgjedhje të parakohshme


Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, tha se dëshiron zgjedhje të parakohshme presidenciale, për t’iu dhënë fund protestave vdekjeprurëse. Ai po përballet me presion të madh nga fqinjët e Gjirit dhe Shtetet e Bashkuara për të dhënë dorëheqje.

Derisa Saleh i bëri këto komente para mbështetësve të tij, mijëra kundërshtarë u tubuan në kryeqytetin Sana, duke kërkuar largimin e tij. Protesta ka pasur edhe në qytetin Taez.

Të paktën 180 persona kanë humbur jetën që nga janari, kohë kur kanë shpërthyer protestat antiqeveritare në Jemen.
XS
SM
MD
LG