Ndërlidhjet

Bjellorusi, lirohen ish-kandidatët presidencialë


Dy kandidatëve të opozitës në Bjellorusi, të cilët garuan për postin e presidentit në zgjedhjet e fundit presidenciale, u janë ndërprerë dënimet dy-vjetore.

Uladzimer Njaklieu dhe Vital Rymasheuski u patën dënuar për shkak të rolit të tyre në protestat pas zgjedhjeve, të cilat, sipas opozitës, kanë qenë të manipuluara.

Pas lirimit të tij, Njaklieu u tha gazetarëve se qëllimi kryesor i opozitës duhet të jetë lirimi i të gjithë të burgosurve politikë.

“Ne duhet t’i nxjerrim ata njerëz tërësisht të pafajshëm nga burgu. Andaj, ne themi: Ndaleni shtypjen e njerëzve dhe ne do të ndalim së kërkuari zgjedhje të reja presidenciale”, tha ai.

Javën që shkoi, Andrej Sanikau, sfiduesi kryesor i presidentit aktual, Aleksander Lukashenko, në zgjedhjet e 19 dhjetorit, u dënua me pesë vjet burg.
XS
SM
MD
LG