Ndërlidhjet

FMN i aprovon 26 miliardë euro për Portugalinë


Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar e ka aprovuar shumën prej 26 miliardë eurove për Portugalinë, pjesë e pakos shpëtuese që së bashku me Bashkimin Evropian, e ndihmojnë këtë shtet që të kalojë krizën e borxheve dhe problemet ekonomike.

Marrëveshja në mes të BE-së dhe FMN-së për Portugalinë arrin totalin prej 78 miliardë eurove, ndërsa e njejta është aprovuar nga ministrat e financave të BE-së në fillim të kësaj jave.

FMN ka ofruar rreth një të tretën e totalit, ndërsa BE, dy të tretat. FMN, përmes një komunikate, ka thënë se pako shpëtuese është disenjuar që t’i ofrojë Portugalisë atë që e quajti “pak hapësirë për të marrë frymë” nga huatë në tregun financiar, derisa qeveria implementon hapa sipas një politike që është e nevojshme për rikthimin e rritjes ekonomike.

Në shkëmbim të pakos shpëtuese, autoritetet portugeze janë pajtuar që të implementojnë shkurtime buxhetore dhe reforma ekonomike.

Portugalia është shteti i tretë i eurozonës që nga viti i kaluar kanë marrë miliarda euro si shpëtim nga BE-ja dhe FMN-ja, pas Greqisë dhe Irlandës.
XS
SM
MD
LG