Ndërlidhjet

Vetëvendosje kundërshton politikat e Qeverisë për mërgimtarët


Lëvizja Vetëvendosje sot ka kundërshtuar politikat, të cilat në Kosovë po udhëhiqen ndaj diasporës kosovare, duke i quajtur ato diskriminuese.

Përfaqësuesja e kësaj Lëvizjeje, Puhie Demaku, në një konferencë për media, ka thënë se Qeveria e Kosovës po i plaçkitë mërgimtarët kosovarë gjatë kthimit në atdhe, duke i detyruar të paguajnë sigurimin shtesë për automjetet e tyre, me të cilat ata hyjnë në Kosovë.

“Secili mërgimtar që vjen në Kosovë, paguan dyfish. Së pari në vendin prej nga vjen dhe më pas ngarkohet me një shumë prej, përafërsisht, 50 euro për një muaj qëndrimi në Kosovë. E dhimbshmja e kësaj është se Shoqata e Kompanive të Sigurimeve të Kosovës, vendos në mënyrë arbitrare për çmimet që i ka vendosur”, ka thënë Demaku.

Ajo gjithashtu ka thënë se, në anën tjetër, me vendim politik, nga kjo polisë kufitare është liruar çdo veturë me targa të Serbisë dhe Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG