Ndërlidhjet

Opozita proteston edhe në Gjeorgji


Disa mijëra përkrahës të opozitës janë mbledhur në qendër të Tbilisit sot, duke bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit gjeorgjian, Mikael Sakashvilli, të cilin e akuzojnë për autoritarizëm.

Përkrahësit e aleancës së opozitës në Parlamentin kombëtar kanë deklaruar se autoritetet kanë arrestuar aktivistët dhe kanë marrë qindra makina para tubimit.

Ministria e Brendshme ka thënë se akuzat janë “tërësisht të pavërteta”.

Një nga liderët e opozitës e ka përshkruar protestën si “një përpjekje vendimtare”.
XS
SM
MD
LG