Ndërlidhjet

Iraniani fiton çmimin regjisori më i mirë në Kanë


Regjisori iranian, Mohamad Rasoluf e ka fituar çmimin për regjisorin më të mirë në Festivalin e Filmit të Kanës.

Rasoluf është nderuar për punën e tij në filmin, “Be Omid e Didar” apo “Mirëupafshim”, film ky i xhiruar në mënyrë gjysmë klandestine në Iran rreth një avokati që ndërmerr hapa ekstrem që të marrë një vizë për tu larguar nga Irani.

Rasoluf, të cilit i është ndaluar që të udhëtojë jashtë Iranit, nuk ka qenë prezent në festival, mirëpo ishte bashkëshortja e tij ajo që e pranoi çmimin. Rasoluf ishte dënuar në dhjetor me gjashtë vjet burg, ndërsa i është ndaluar edhe xhirimi i filmave për 20 vjet.

Regjisori tjetër iranian, Xhafar Panahi, ka marrë të njejtin dënim.

Të dy regjisorët ishin liruar me kusht, duke e pritur apelin, mirëpo asnjëri prej tyre nuk janë lejuar të udhëtojnë.
XS
SM
MD
LG