Ndërlidhjet

Eshton inauguroi zyrën e BE-së në Bengazi


Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, sot e ka hapur një zyrë të Bashkimit Evropian, në një hotel në qytetin libian që po kontrollohet nga rebelët, Bengazi.

Eshton po e viziton Libinë, për të treguar përkrahje për rebelët në kohën kur po realizohet një seri e re e sulmeve ajrore të NATO kundër regjimit të liderit libian, Muamer Gadafi.

Eshton iu ka thënë reporterëve në Bengazi se vizita e saj nënkupton sigurimin e përkrahjes ndërkombëtare.

“Unë i pashë disa postera gjatë rrugës nga aeroporti deri këtu që thoshin: ‘Ne e kemi një ëndërr’, ndërsa unë jam këtu që të tregoj jo vetëm përkrahjen tonë afatshkurtër, por gjithashtu edhe gjerësinë e përkrahjes sonë”, tha Eshton duke iu referuar misionit të mandatuar nga OKB-ja, për t'i mbështetur rebelët.
XS
SM
MD
LG