Ndërlidhjet

SHBA: 30 të vdekur nga tornado


Rreth 30 persona raportohet të kenë vdekur nga tornadot në disa pjesë të SHBA-së qendrore.

Shumë nga viktimat raportohet të jenë nga qyteti Xhoplin në shtetin e Mizurit, ku raportohet se është dëmtuar shumë spitali dhe ndërtesat tjera, ndërsa është ndërpreë edhe energjia elektrike.

Raportohet për të vdekur edhe në qytetin Mineapolis të Minesotës.

Tornado goditi të dielën, në më pak se një muaj pasi, pasi që 330 njerëz vdiqën si pasojë e stuhive që goditën shtatë shtete amerikane.
XS
SM
MD
LG