Ndërlidhjet

Hiri vullkanik, anulohen mbi 250 fluturime


Agjencia evropiane e trafikut ajror tha se mund të anulohen deri në 500 fluturime si pasojë e reve të hirit të shkaktuara nga shpërthimi i vullkanit në Islandë, që u përhapën mbi Irlandën Veriore, Skocinë dhe Skandinavinë.

Kreu i operacioneve në “Eurocontrol”, Brajan Flin, tha se 252 fluturime janë anuluar për shkak të përhapjes së hirit vullkanik.

Hiri vullkanik i ardhur nga vullkani Grimsvotn e ka detyruar edhe presidentin Obama, i cili gjendet në një turne evropian, të ndryshojë planet e udhëtimit, duke arritur një ditë më herët në Britani.

Ekspertët, megjithatë thonë se gjasat janë fare të vogla nga përsëritja e kaosit të trafikur ajror të vitit të kalur, ku me miliona udhëtarë humbën fluturimet si pasojë e shpërthimit të një vullkani tjetër të Islandës.
XS
SM
MD
LG