Ndërlidhjet

Vritet një 19 vjeçar në Prishtinë


Policia e Kosovës ka arrestuar një person, ndërsa është në kërkim të një të dyshuari tjetër lidhur me vrasjen e një 19-vjeçari në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci, i tha Radios Evropa e Lirë, se gjatë incidentit që ndodhi në pasditen e së martës janë plagosur edhe dy persona të tjerë.

“Viktima është një 19 vjeçar. Pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ka ndërruar jetë sepse nuk ka mundur të përballojë plagët e marra nga arma e zjarrit”, tha ai për të shtuar se aktualisht, pjesëtarë të Policisë janë duke bastisur disa lokacioneve në afërsi të shkollës së mesme “Sami Frashëri” ku raportohet se ka ndodhur vrasja.

Edhe pse nuk u konfirmua nga policia se eshte nxënës i shkollës, vrasjen e 19 vjeçarit e ka dënuar Këshilli i Nxënësve të Kosovës duke i kërkuar Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, institucioneve të tjera relevante qendrore dhe lokale, Policisë e Kosovës dhe vetë shkollave të adresojnë problemin e dhunës nëpër shkolla.
XS
SM
MD
LG