Ndërlidhjet

Marnak konfirmon përkushtimin e EULEX-it për të pagjeturit


Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak, ka vizituar lokacionin afër fshatit Zhilivodë, ku ekspertët e misionit evropian nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore në bashkëpunim me FSK-në, janë duke bërë kërkime për të vërtetuar nëse aty ka ose jo varrezë masive.

Marnak shprehu përkushtimin e tij dhe atë të EULEX-it për të bërë çmos, për të vazhduar kërkimet për të pagjeturit.

“Unë dua ta theksoj rëndësinë që e ka kryerja e kësaj pune. Unë e di se çka do të thotë dhe sa e vështirë është për familjet e të pagjeturve. Mendoj se ky lokacion që e vizitova sot, thjesht tregon se EULEX-i mbetet fuqimisht i përkushtuar në përpjekjet për t’i zgjidhur disa nga këto raste të papërfunduara”, tha Marnak.

Operacioni në Zhilivodë pritet të zgjasë rreth katër muaj, ndërsa puna ka nisur në muajin gusht të vitit të kaluar, thuhet në deklaratën e misionit evropian.
XS
SM
MD
LG