Ndërlidhjet

SHBA, sanksione ndaj Iranit


Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se kanë vendosur sanksione kundër “shtatë njësive të huaja ekonomike”, në kuadër të përpjekjeve për të ndaluar ambiciet bërthamore të Teheranit. Sanksionet godasin dhe Kompaninë e Venezuelës për Naftë.

Zëvendëssekretari i Shtetit, Xhejms Stainberg, tha se masat e reja kanë për qëllim të pengojnë Iranin nga zhvillimi i sektorit të energjisë, çfarë përdoret për shtyrjen përpara të programit atomik.

Të hënën, edhe Bashkimi Evropian ka forcuar sanksionet e veta ndaj Iranit, duke shtuar në “listën e zezë” mbi 100 kompani iraniane.
XS
SM
MD
LG