Ndërlidhjet

Rusia:NATO mbi rezoluten e OKB-së për Libinë


Rusia sot ka thënë se sulmet e fundit të NATO-s në Tripoli janë një shmangie “e madhe” nga rezoluta e OKB-së për Libinë. Kjo, sipas Rusisë, mund të çoi drejt një eskalimi të mëtejshëm të dhunës në këtë shtet.

Një komunikatë e bërë publike për media e Ministrisë së Jashtme të Rusisë thotë se strategjia aktuale e NATO-s, “në asnjë mënyrë nuk është duke afruar te qëllimi kryesor e që është ndalimi i konfliktit të armatosur”.

Forcat e NATO-s, gjatë natës kanë lansuar një seri sulmesh të reja ajrore në afërsi të një zone rezidenciale të liderit libian, Muamer Gadafi.

Rusia ka abstenuar gjatë votimit të rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që lejon forcat ndërkombëtare të lansojnë një fushatë ajrore për të mbrojtur civilët që po sulmohen nga forcat e Gadafit.
XS
SM
MD
LG