Ndërlidhjet

Obama dhe Kameron thirrje Gadafit të japë dorëheqje


Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, janë zotuar sot se nuk do lejojnë zbutjen e presionit ndaj liderit të Libisë, Muamer Gadafi. Obama dhe Kameron bënë sërish thirrje qe Gadafi të japë dorëheqje.

Obama, ka thënë se në samitin që do mbahet nesër në Francë, ai do të diskutojë me liderët e tetë shteteve më të industrializuara, për promovimin e demokracisë në Lindje të Mesme.

Kameron në anën tjetër ka thënë se Britania do të bëjë presion në këtë samit për “një program madhor të përkrahjes ekonomike dhe politike” për shtetet arabe që janë përfshirë nga demonstratat pro demokracisë.

Më vonë, Obama, do t’i drejtohet Parlamentit të këtij shteti.
XS
SM
MD
LG