Ndërlidhjet

Shtraus Kan në një lokacion të ri, në pritje të gjykimit


Ish udhëheqësi i FMN-së, Dominik Shtraus Kan, është dërguar në një lokacion të përhershëm në qytetin e Nju Jorkut, derisa e pret gjykimin e tij në dyshimin për dhunim në tentativë.

Dominik Shtraus Kan, është parë duke buzëqeshur derisa është larguar nga një ndërtesë apartamentesh në pjesën e poshtme të Manhatanit. Shtraus Kan është lënë i lirë me kusht pasi ka paguar 1 milion dollarë .

Një shërbyese hoteli ka thënë se ai e ka sulmuar atë seksualisht në një dhomë hoteli.

Avokatët e tij kanë thënë se Shtraus Kan është i pafajshëm.
XS
SM
MD
LG