Ndërlidhjet

Vriten 28 talibanë në luftën për një zonë rurale afgane


Zyrtarët në Afganistan thonë se forcat e koalicionit dhe forcat afgane kanë rimarrë kontrollin në një zonë rurale në verilindje të vendit, pas luftimeve të ashpra që la 28 luftetarë të talibanëve të vdekur.

Guvernatori i Nuristanit, Xhamaludin Badër, ka thënë se talibanët i kishin okupuar pjesët perëndimore të qarkut të Do Ab, në këtë krahinë që gjendet në kufi me Pakistanin. Ata ishin kërcënuar se do ta merrnin nën kontroll tërë rajonin.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se forcat afgane janë lëshuar nga helikopteri që të luftojnë për rimarrjen e kësaj zone “dhe pa asnjë vonesë e kanë pastruar qarkun” nga militantët.

Zëdhënësi i forcave të NATO-s, ka thënë se operacioni ka qenë i kombinuar, që përbëhej nga ekipet ajrore të huaja dhe forcat tokësore.
XS
SM
MD
LG