Ndërlidhjet

Lirohet një nga shtatë të arrestuarit për kontrabandë


Një nga shtatë personat e arrestuar dje nga Policia e Kosovës për kontrabandim, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të pozitës zyrtare është lënë i lirë, ndërsa rasti i tij është lënë në procedurë të rregullt, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Arrestimi që ndodhi dje, përfshin edhe gjashtë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Sipas Kelanit, personi i liruar nuk është asnjëri prej pjesëtarëve të policisë që kanë shërbyer në Mitrovicë, por qytetari i cili ishte arrestuar dje nën dyshimin për kontrabandë.

Pas hetimeve të kryera, ishte urdhëri i Porkurorisë Speciale të Kosovës që çoi deri te arrestimi i tyre, ndërsa masa e ndalimit policor, është 48 orësh.
XS
SM
MD
LG