Ndërlidhjet

Isa Mustafa fton praninë e BE-së për masa konkrete në veri


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar misionin e Bashkimit Evropian për një qasje më konkrete përballë sfidave në veri të vendit.

Këtë thirrje lideri i opozitës i ka bërë gjatë një takimi me përgaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gjentilini.

“Kosovës i duhen institucione të përgjegjshme, të cilat duhet të tregojnë vullnet për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar si dy dukuri që po ndikojnë negativisht në imazhin e Kosovës”, citohet të ketë thënë zoti Mustafa, në një komunikatë të lëshuar nga LDK-ja.
XS
SM
MD
LG