Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë e kënaqur me kapjen e Mlladiqit


Në vazhdën e reagimeve të shumta rreth lajmit se i shumëkërkuari për krime lufte në Bosnjë e Hercegovinë, Ratko Mlladiq, është arrestuar sot, ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, e cila ka thënë se është “e kënaqur” me arrestimin e tij.

Zëvendësi i këshilltarit për siguri kombëtare të SHBA-ve, Ben Rodes, dha këtë deklaratë:

“Ne i përshëndesim autoritetet e Serbisë për suksesin e kësaj përpjekjeje shumë të rëndësishme. Ne presim transferimin e Mlladiqit në Tribunalin e Hagës. Lutjet dhe mendimet tona sot, megjithatë, janë me familjet e viktimave, me të gjithë ata njerëz që kanë vuajtur dhunën dhe tiraninë e Mlladiqit. Dita e sotme, besoj se nënvizon se personat që shkaktojnë këtë lloj të krimeve, patjetër i nënshtrohen drejtësisë”, vlerësoi Ben Rodes.

Arrestimi i Mlladiqit ka qenë një nga kushtet kyçe për suksesin e Serbisë në fushën e integrimit evropian.
XS
SM
MD
LG