Ndërlidhjet

Sarkozi: Veprim i guximshëm i presidentit serb


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i cili është nikoqir i Samitit të G8-ës, ka përshëndetur arrestimin e të kërkuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq.

“Ky është një lajm i madh. Është një vendim i guximshëm i presidentit serb, si dhe një hap i rëndësishëm drejt integrimeve në Bashkimin Evropian, në të ardhmen e afërt. Fakti që Serbia ka arrestuar njërin nga të akuzuarit për krime lufte kundër njerëzimit, përbën një lajm vërtet të madh”, ka thënë Sarkozi.
XS
SM
MD
LG