Ndërlidhjet

Pas Mlladiqit, Haga pret Haxhiqin


Nerma Jellaçiq, zëdhënëse e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, ka shfaqur kënaqësinë e Tribunalit për arrestimin e Ratko Mlladiqit, gati 16 vjet pas ngritjes së padisë kundër tij.

“Deri më tash kemi paditur 161 persona dhe jemi të lumtur që Mlladiqi do të jetë personi i 160-të, që do të gjykohet në Hagë. Mbetet vetëm edhe një i arratisur - Goran Haxhiq. Shpresoj që së shpejti edhe ai do të arrestohet dhe do të dërgohet në Hagë”, ka thënë Jellaçiq.

Ratko Mlladiq është arrestuar sot në fshatin Llazarevë, afër Zrenjaninit. Arrestimin e tij e ka konfirmuar presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, në konferencën e jashtëzakonshme për gazetarë në Beograd.

Gjyqi i Hagës e ngarkon Mlladiqin për gjenocid dhe krime të rënda lufte, të cilat janë bërë gjatë luftës në Bonjë e Hercegovinë.
XS
SM
MD
LG