Ndërlidhjet

Varshavë: Filloi takimi i liderëve të Evropës Qendrore


Presidentët e 20 vendeve të Evropës Qendrore e kanë filluar takimin në Varshavë, ku diskutohen transformimet aktuale në botën arabe dhe për tranzicionin e rajonit kah demokracia.

Pritet që në takim të marrë pjsë edhe presidenti Barak Obama, gjatë një darke pune me liderët e vendeve pjesëmarrëse.

Në takim merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifiete Jahjaga, ndërsa për shkak të pjesëmarrjes së saj, në samitin në Varshavë nuk po marrin pjesë Serbia dhe Rumania.

Në samitin e Varshavës, pos tjerësh, marrin pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, ai i Kroacisë, i Bosnjë Hercegovinës, pastaj presidenti i Maqedonisë, i Malit të Zi, e të tjerë.
XS
SM
MD
LG