Ndërlidhjet

G8-a: 20 miliardë për reformat në Egjipt dhe Tunizi


Liderët e tetë shteteve më të industrializuara të botës kanë thënë se Institucionet Financiare Ndërkombëtare mund të japin 20 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme në përkrahje të reformave demokratike në Egjipt dhe Tunizi.

Premtimi u bë përmes një deklarate përfundimtare që u bë publike në fund të samitit të G8-ës, që u mbajt në Dovill të Francës.

Në këtë deklaratë, liderët e G8-ës gjithashtu kanë thënë se lideri i Libisë. Muamer Gadafi, duhet të largohet ndërsa i bëhet presion edhe regjimit në Siri që “të mos e përdorë më forcën dhe frikën” kundër popullit të saj.

Liderët e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Rusisë dhe SHBA-ve, kanë paralajmëruar për “masa të mëtutjshme”, nëse regjimi sirian dështon që t’i kushtojë vëmendje kësaj thirrjeje”.
XS
SM
MD
LG