Ndërlidhjet

Ministria e Shëndetësisë e shqetësuar për Tolajn


Lajmi se nën veturën që e përdorë familja e Sekretarit Permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, është gjetur eksploziv, e ka shqetësuar Ministrinë e cila ka reaguar përmes një komunikate dërguar mediave.

Në këtë komunikatë, Ministria e Shëndetësisë, dënon çdo lloj veprimesh që rrezikojnë jetën e qytetarëve të Kosovës dhë bënë thirrje që të ndriçohet rasti.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka deaktivizuar një mjet shpërthyes të vendosur në veturen e Tolajt, e cila ka qenë e montuar me teledirigjues.
XS
SM
MD
LG