Ndërlidhjet

Obama arrin në Poloni


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka arritur në Poloni duke shënuar kështu edhe pjesën e fundit të turit të tij evropian. Ai fillimisht e ka për qëllim që të bëjë nderime te varri i ushtarit të panjohur para se t’iu bashkohet liderëve të shteteve të Evropës Lindore në një darkë pune.

Samiti rajonal po diskuton transformimet e fundit në botën arabe dhe tranzicionin e kësaj pjese të Evropës drejt demokracisë.

Obama do të diskutojë me liderët e Polonisë, çështjet e energjisë dhe vendosjen e aeroplanëve luftarak amerikan në tokën polake.

Turi evropian i Obamës përfshinte Irlanden, Britaninë dhe qytetin bregdetar të Francës, Dovill ku morri pjesë në samitin e G8-ës.
XS
SM
MD
LG