Ndërlidhjet

Sonte ndeshja finale e Ligës së Kampionëve


Evropa do ta kurorëzojë kampionin e saj në futboll sonte, pasi Manchester United dhe Barcelona do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje do të mbahet në Londër, ndërsa ajo mundëson përballjen e dy lojtarëve të njohur, argjentinasin, Lionel Mesi që luan për Barcelonën dhe Uejn Runi që luan për Manchester United.

Vlerësohet se deri në 220 milion shikues do ta shohin përmes televizionit ndeshjen më të rëndësishme të klubeve të futbollit.

Manchester United, njejtë edhe Barcelona, shpresojnë që me fitoren e arritur sonte, do të mund ta ngrejnë kupën e kampionit për herë të katërt, pasi të dy klubet deri më tash e kanë fituar atë nga tre herë.
XS
SM
MD
LG