Ndërlidhjet

Vazhdojnë bombardimet mbi Tripoli


Aeroplanët e NATO-s kanë bombarduar caqe të ndryshme në kryeqytetin libian, Triploi, për të pestën natë më radhë. Televizioni shtetëror libian ka thënë se disa pjesë të qytetit janë goditur.

Transmetuesi libian ka thënë se sulmet e NATO-s, gjithashtu kanë shkaktuar dëme “materiale dhe njerëzore” në afërsi të Mizda, në jug.

Më herët gjatë samitit të G8-ës në Francë, Rusia iu bashkua liderëve perëndimor duke i kërkuar udhëheqësit të Libisë, Muamer Gadafi që të jap dorëheqje ndërsa ka ofruar mundësi për ndërmjetësimin e largimit të tij nga shteti.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka thënë se Gadafi nuk ka të drejtë më që ta udhëheqë vendin e tij.
XS
SM
MD
LG