Ndërlidhjet

Jahjaga, takime me Ivanov dhe Turk


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po vazhdon qëndrimin e saj në Poloni, ku ndër të tjera po zhvillon takime edhe me homologë të vendeve tjera pjesëmarrëse në Samitin e Varshavës.

Siç njofton zyra për informim e Presidencës, Jahjaga është takuar me Presidentin maqedonas, Gjorgji Ivanov dhe me Presidentin slloven, Danilo Turk.

Me të dy zyrtarët, e para e Kosovës është pajtuar që vendi ynë ka marrëdhënie të mira ndërshtetërore, mirëpo janë pajtuar që ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tej.

Ndërkaq, Presidenti slloven, e ka ftuar Presidenten e Kosovës për vizitë zyrtare në Slloveni.
XS
SM
MD
LG