Ndërlidhjet

Kritikohet ashpër Ahmedinexhadi nga stafi i liderit suprem


Një këshilltar i liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ka denoncuar siç ka thënë ai, “elemente të korruptuara” në stafin e Presidentit.

Agjencia e lajmeve Mehr, e ka cituar sot këshilltarin Hoxhatoleslam Ali Saidi, duke thënë se “qeveria aktuale, është e infiltruar nga elemente të korruptuara”.

Ai ka kërkuar nga këto elemente, të cilat nuk i identifikojë, që “të rikthehen në rrugën e drejtë”.

Këshilltari i Khameneit sërish e kritikoi bojkotin 10 ditor të detyra të tij që ka bërë Presidenti Mahmud Ahmedinexhad, si shenj proteste ndaj vetos së Khameneit i cili nuk lejoj largimin nga detyra të shefit të shërbimit të inteligjencës, Hejdar Moslehi.

“Populli dhe klerikët presin që Ahmedinexhad të tregoj lojalitet ndaj liderit suprem, ta pranojë atë me trup e shpirt dhe të mos mbyllet në shtëpi tha këshilltari i lideri suprem të Iranit.
XS
SM
MD
LG