Ndërlidhjet

Sulm vetvrasës në Afganistan, vriten 7 persona


Një sulmues vetvrasës e ka sulmuar një zonë ku është i vendosur guvernatori i krahinës veriore të Takharit në Afganistan.

Sulmi ka vrarë shtatë persona.

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit në këtë zonë, ka thënë se tre ushtarë gjermanë dhe katër afganë, përfshirë edhe shefin e policisë së rajonit janë në mesin e të vdekurve.

I njejti ka thënë se së paku nëntë persona të tjerë janë lënduar gjatë shpërthimit. Kutbudin Kamal, një këshilltar i lartë i guvernatorit të zonës, ka thënë se guvernatori është në mesin e të lënduarve.

Forcat e NATO-s, e kanë konfirmuar se në mesin e trupave të tyre ka pasur viktima.

Një zëdhënës i talibanëve, që nuk ka pranuar të identifikohet, e ka kontaktuar agjencinë franceze të lajmeve, AFP, dhe i ka thënë se militantët e marrin përgjegjësinë mbi sulmin e kryer.
XS
SM
MD
LG