Ndërlidhjet

Barcelona fiton Ligën e Kampionëve


Barcelona e ka mundur ekipin anglez, Manchester United, me rezultat 3:1, duke e fituar kështu Ligën e Kampionëve, fakt ky që i ka mundësuar ekipit spanjoll të ngre lart kupën e kampionit për herë të katërt me radhë.

Të udhëhequr nga sulmuesi argjentias, Lionel Mesi, i cili ka shënuar në minutën e 54-të, kampioni spanjoll e ka dominuar kampionin anglez natën e së shtunës kur mbahej ndeshja që u zhvillua në stadiumin "Uembli" të Londrës.

Pedro dhe Dejvid Villa kanë shënuar gjithashtu për Barcelonën, derisa Uejn Runi e ka shënuar golin e vetëm për Manchesterin.
XS
SM
MD
LG