Ndërlidhjet

Bin Hamam tërhiqet nga gara për kreun e FIFA-s


Kandidati për kreun e FIFA-s, Mohamad Bin Hamam, i cili po përballet me hetimin për ryshfet, ka njoftuar se është tërhequr nga gara për pozitën e Presidentit të trupit më të rëndësishëm botëror të futbollit.

Bin Hamam, i cili momentalisht është udhëheqës i Konferedatës Azitike të Futbollit, e ka bërë njoftimin përmes faqes së tij të internetit, disa orë para se të përballet me Komitetin e Etikës së FIFA-s.

Ai garonte për kreun e FIFA-s, krahas presidentit aktual, Sep Blater, në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 1 qershor. Përpos bin Hamamit, edhe Blater dhe zëvendësi i tij, Xhek Uarner, do të përballen me komitetit për etikë pasi janë akuzuar se kanë marrë ryshfet.
XS
SM
MD
LG