Ndërlidhjet

Karzai e paralajmëron për herë të fundit Uashingtonin


Presidenti afgan, Hamid Karzai, i ka bërë thirrje sot ushtrisë amerikane që të evitojë operacionet që vrasin civilët afganë, dukë thënë se ky është “paralajmërimi i fundit” për Uashingtonin.

Duke reaguar në lajmin për vrasjen e 10 fëmijëve, dy grave dhe dy burrave nga një sulm ajror amerikan, Karzai ka thënë se incidente të tilla “po vrasin fëmijët dhe gratë e Afganistanit”.

Sulmi i së shtunës, ndodhi në krahinën e Helmandit. Zëdhënësi i NATO-s, Major Tim Xhejms, ka thënë se aleanca është duke e inspektuar vendin e ngjarjes.
XS
SM
MD
LG