Ndërlidhjet

30 të lënduar në protestën për Mlladiqin në Beograd


Familja dhe avokatët e Ratko Mlladiqit pritet të apelojnë sot kundër ekstradimit të ish komandantit të serbëve të Bosnjës për në Hagë, ku do të përballet me akuzat për krime lufte.

Familja thotë se 69 vjeçari Mlladiq, është shumë i sëmurë që të përballet me një proces gjyqësor, që përfshin edhe akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Të dielën, më shumë se 100 persona janë arrestuar, ndërsa 30 persona janë lënduar në dhunën që shpërtheu në Beograd gjatë protestës ku bëhej thirrje për lirimin e tij.

Mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar të dielën në mbrëmje, protestë kjo e organizuar nga Partia Radikale Serbe. Demonstrata është përshkruar si paqësore, mirëpo më pas disa protestues gjuajtën me gurë dhe u përleshën me policët që ishin present.

Mlladiqi akuzohet se e ka udhëhequr operacionin që çoi deri te masakra e Srebrenicës në vitin 1995 dhe krime të tjera gjatë luftës së Bosnjes së zhvilluar prej vitit 1992 – 1995.
XS
SM
MD
LG