Ndërlidhjet

Gjermania mbyllë të gjithë reaktorët më 2022


Koalicioni udhëheqës në Gjermani është pajtuar për një plan që do të mbyllë centralet berthamore të këtij shteti në vitin 2022.

Vendimi pason debate në Gjermani rreth sigurisë së funksionimit të tyre që prej termetit shkatërrues në Japoni në muajin mars dhe cunamit që më pas e goditi centralin bërthamor japonez në Fukushima.

Vendimi bënë që Gjermania të bëhet vendi i parë i madh industrial që heqë dorë nga ky lloj i energjisë. Sipas planit të prezantuar tashmë, qeveria nuk do t’i ri-aktivizojë tetë centralet që u mbyllen para ose menjëherë pas katastrofes në Japoni.

Ministri i Ambientit, Norbert Rëtingen, ka thënë se gjashtë reaktorë do të hiqen nga përdorimi në vitin 2021, ndërsa tre të mbeturit, reaktorët më të rinj bërthamor të Gjermanisë, do të mbyllen në vitin 2022.
XS
SM
MD
LG