Ndërlidhjet

NATO kërkon falje për vrasjen e civilëve afganë


NATO ka kërkuar falje për vrasjet e civilëve afganë gjatë një sulmi ajror në jug të Afganistanit.

Majori i Marinës amerikane, Xhon Tulan, komandanti i forcave të NATO-s në rajonin jugperëndimor të Afganistanit, ka thënë se forcat ndërkombëtare e kanë sulmuar një zonë në krahinën e Helmandit, duke besuar se militantët ishin duke e përdorur si bazë të tyre.

Ai ka thënë se zona ka pasur edhe civilë brenda. Tulan gjithashtu ka thënë se sulmi ajror është lansuar pasi u vra një ushtar i marinës amerikane ndërsa pesë kryengritës u strehuan në atë zonë ndërsa vazhdonin të luftonin.

Majori Tulan ka thënë se nëntë civilë kanë vdekur nga sulmi ajror ndërsa ka shtuar se NATO “do të pajtohet” me familjet e viktimave civile “në pajtim me kulturën afgane”.

Autoritetet në Helmand kanë thënë se 14 civil kanë vdekur gjatë sulmit të së shtunës, 12 prej të cilëve ishin fëmijë.
XS
SM
MD
LG