Ndërlidhjet

Ivanoviq: Serbia s'do t'i pranojë vulat e Republikës së Kosovës


Sekretari në Ministrinë për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, vlerëson se përfaqësuesit e Prishtinës më së miri do të ishte që në forumet rajonale të paraqiten me emrin UNMIK – Kosovo.

“Vlerësoj se mënyra më e mirë e paraqitjes së përfaqësuesve të Prishtinës në forumet rajonale do të ishte me UNMIK – Kosovo, sepse UNMIK-u simbolizon rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, si dhe tërë komunitetin ndërkombëtar në Kosovë”, ka thënë Ivanoviq në një intervistë dhënë gazetës “Dnevnik”.

Sipas mendimit të Ivanoviqit, shteti serb nuk do t’ua njohë shqiptarëve dokumentet që e kanë vulën ku thuhet “Republika e Kosovës” , me të cilat dëshirojnë të udhëtojnë nëpërmes Serbisë.
XS
SM
MD
LG