Fushata ajrore e NATO-s, është duke e arritur qëllimin pasi qeverisë së Muamer Gadafit, është duke i ardhur fundi, ka thënë sot, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders fog Rasmusen.
“Operacionet tona në Libi, po e arrijnë qëllimin. Ne e kemi dëmtuar seriozisht fuqinë e Gadafit që të vrasë civilët” ka thënë Rasmusen në një forum të NATO-s, që po mbahet në qytetin bullgar të Varnës.
“Gadafi është çdo herë e më shumë i izoluar. Bile edhe ata që i ka pasur më të afërt po i largohen, po ikin apo po dezertojnë”, ka thënë Rasmusen.
Ai ka shtuar se NATO do të vazhdojë me sulmet deri atëherë kur të gjitha goditjet ndaj civilëve të ndalojnë dhe derisa regjimi i Gadafit të kthejë trupat e ushtrisë në bazat e saj.